Koeman s’e hedh poshtë mundësinë për t’u bërë trajner i ardhshëm i Barcelonës

Trajneri aktual i Holandës, Ronald Koeman, nuk e ka hedhur poshtë mundësinë për ta marrë drejtimin e Barcelonës nga sezoni i ardhshëm, pas spekulimeve se Ernesto Valverde do të shkarkohet në ditët e ardhshme.

Marketing

I pyetur në një konferencë për media të martën nëse e mohon mundësinë për t’u bërë trajner i Barcelonës nga sezoni e ardhshëm, Koeman tha se nuk e mund ta mohojë, transmeton Gazeta Express.

Gjatë ditës së martë u raportuar se kampioni spanjoll do ta shkarkojë Valverden sot ose nesër më së largu, por kjo mundësi është hedhur poshtë nga klubi, sipas mediumit të afërt me Barçën, Mundo Deportivo, përcjell Gazeta Express.

Gjithsesi, e ardhmja e Valverdes në Camp Nou mbetet shumë e pasigurt pas dështimit të dytë radhazi në Ligën e Kampionëve dhe humbjes në finale të Kupës së Mbretit.

“Do të ishte e lehtë ta bëja, por nuk do ta bëj”, tha Koeman kur u pyet nëse e mohon mundësinë për ta marrë drejtimin e Barçës.

Megjithatë, Koeman refuzoi të flasë tutje për këtë çështje, duke thënë se konferenca kishte rëndësinë e fazës finale të Holandës në Ligën e Kombeve, e cila luhet javën e ardhshme në Portugali.

“Mendoj se kjo konferencë për media është për ekipin kombëtar dhe ta lëmë kështu”, tha ai.