“Monstra”, është rasti që u përdor shumë për fushata e për vota. Se ky rast do të zbardhet më herët kishin premtuar si Zoran Zaev i cili tash është kryeministër e Muhamed Zekiri nënkryetar i Lidhjes Social Demokrate, njofton News33.tv

Zaev pati premtuar se do i publikoj të gjitha dëshmitë lidhur me këtë rast, i konvenojnë ose jo dikujt. Në kohën kur publikonte “bombat” e famshme, Zaev paralajmëroi publikim të materialeve sensitive. Aso kohe, opozitari Zaev, këmbëngulte se e vërteta do zbardhet. Por me kalimin e kohës, Zaev zbuti qëndrimet, nga Bullgaria Zaev lëshoi një porosi.

Por përsëri nga Shkupi, lëshoi premtime se e vërteta nuk ka shanse të fshihet.

E nuk është vetëm Zaev ai që premtoi, zbardhjen e “Monstrës”. Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri në një dalje mediatike kishte thënë se Maqedonia më nuk do jetë për dikë nënë për dikë mjerkë. Në debat tashmë me të ndjerin Alejdin Demiri, Muki me tone të larta kishte premtuar zbardhje të rasteve të montuara, raporton News33.

Por, zvarritja e këtij rasti vazhdoi saqë as Demiri i cili nuk besonte në z’bardhjen e rasteve nuk jeton më. Fillet e tija ky rast i pati në kohën e ish regjimin e Gruevskit. Aso kohe ministrja Jankullovska dha lajmin se janë kapur e një grup teroristësh islamik.

Krah jankullovskës aso kohe ishin Xhelal Bajrami që mbante postin e zv.ministrit. Ky I fundit disa ditë pas ngjarjes kishte shkëmbyer sms porosi me kreun e BDI-së, Ali Ahemti ku thoshte se ekzekutorët s’ka shanse të jenë shqiptarë dhe se të njëjtit kanë qenë ekspert. Kaluan disa vite pas vrasjes së pesëfishtë në liqenin e Smillkovës dje u dënuan të akuzuarit e rastit Monstra. Tre nga të akuzuarit u dënuan me burgim të përjetshëm, njëri me 15 vite burgim, njëri me nëntë kurse njëri u shpall i pafajshëm.