Kohë më parë deputetja Mesila Doda i replikonte Mukit: “Për Iliridën nuk më ndalojnë të flas sllavët, e as dhëndurët e sllavëve”

Kohë mëparë deputetja e parlamentit të Shqipërisë Mesila Doda deklaronte se Maqedoninë nuk e njeh si shtet dhe nëse dikush i thotë FYROM apo Maqedoni ajo i thotë “Iliridë”, nga kjo deklaratë e deputetes u ndje i fyer deputeti shqiptar i LSDM-së Muhamed Zekiri ku në një replikë të tij e krahasoi me partinë e Amdi Bajramit, shkruan InfoShqip.

Marketing

Partia e saj është e vogël me 1, 2 deputet e njejtë si partia e Amdi Bajramit. Ajo me shet patritoizem, kush është ajo zonjë. Ajo nuk i ndihmon shqiptareve ajo i ndihmon VMRO-DPMNE-së”, theksoi Zekiri.

Por në atë kohë deputetja Mesila Doda i replikoi përsëri Mukit, ku ndër tjerash i tha se për Iliridën se ndalojnë dot të flasi as sllavët as dhëndurët e sllavëve.

Unë nuk merrem me polemika personale. Jam ligjvënëse e Kuvendit të Shqipërisë. Rrënjët e mia janë në Iliridë, prandaj për Iliridën nuk më ndalojnë të flasë as sllavët, as dhëndurët e sllavëve”, përfundonte deputetja Mesila Doda në atë kohë.

Marketing