Kohë pandemie, mijëra kompani po zhduken nga tregu

Një milionë njerëz në Europë kanë humbur punën gjatë dy javëve të fundit si pasojë e koronavirusit dhe masave të marra nga qeveritë për të parandaluar përhapjen e saj.

Marketing

Të dhënat u bënë publike nga Konfederata Evropiane e Bashkimit të Tregtisë (ETUC) dhe në to përfshihen vetëm punonjësit me kontrata pune që kanë aplikuar më pas për pagesën e papunësisë.

“Numri i kompanive që po zhduken nga tregu është duke u rritur në mënyrë dramatike. Mijëra e mijëra kompani të vogla edhe të mesme që janë mbyllur nuk do të jenë më në gjendje të kthehen në treg sepse ato po falimentojnë.

Dhe nga ana tjetër ne po shohim të paktën një milionë punonjës kanë humbur vendin e punës në të gjtiha vendet e Evropës për shkak të orëve të reduktuara të punës”, u shpreh, Luca Vinsentini, Sekretari i Përgjithshëm i ETCU.

Organizata Ndërkombëtare e Punës ka parashikuar më herët se rreth 25 milionë punonjës do të humbasin punën.

“Në skenarin më të mirë në botë pas koronavirusit do të mbeten të papunë 5, 3 milionë njerëz, në skenarin më ët keq do të mbeten të papunë 24, 5 milionë njerëz”, deklaroi Organizata.

Marketing