“Kokainë” në një lokal në Tetovë, ndalohen tre persona

Gjatë ditës së djeshme në ora 15:20 minuta në Rr. “Marshal Tito” në Tetovë, zyrtarë policorë kanë kryer kontroll në një lkokal ku ka qëndruar një 40 vjeçar nga Zagrebi i shoqëruar nga S.I. 25 vjeçar nga Tetova dhe N.Z. 28 vjeç nga fshati Vrutok.

Marketing

Gjatë kontrollit në një nga tavolinat e lokalit është gjetur një qese najloni me kokainë dhe një shishe plastike e mbushur me lëng me përmbajtje të panjohur si dhe lëndë të tjera me përmbajtje të kokainës.

Personat në fjalë janë privuar nga liria dhe dërguar në SPB Tetovë dhe pas dokumentimit të plot të rastit, ndaj tyre do të ngritët kallëzim adekuat.

Marketing