Koliçanasit thurin vargje për Abdul-Selam Selamin në shenjë falemderimi për rrugën

Sot u informuam nga bashkekatundari yne i nderuar Abdul Selam Selami, zevendes drejtor ne Agjencinë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural se zyrtarisht filluan punimet për rrugēn Koliçan i epërm- Uji i Kuq.

Marketing

Kemi informuar edhe me heret qekur kaloi ky projekt shume i rendesishem per katundin tone, Ujin e Kuq dhe gjithe anen tone dhe tani gerryerja ka filluar.
Projekti eshte i financuar nga Agjencia për mbështetje financiare ne bujqësi dhe zhvillim rual dhe Komuna e Studeniçanit.
Vetem urime per projekte te ketilla, angazhimin e Abdulselamit tone dhe perkrahjen e veteqeverisjes lokale me kryetarin Azem Sadiku.

Vlera e ketij projekti eshte 15 milion denarë.

Edhe pse mbi 60 vjet eshte shfrytezuar pasuria jone dhe asnje grusht zift nuk e pa kjo arterie e lidhjes fizike e shpirterore te katundit tone me Ujin e Kuq, Kalldirecin koliçanas, Paligradin, Mollareken e Halldincen, eshte dashur te vije nje i yni qe ta gerryej gjithe ate diskriminim 30 vjeçar socialist dhe 30 vjet pluralizem qe t’i gezohemi nje te drejte elementare njerezore e kushtetuese per levizje te lire dhe te rehatshme.

Per ate vllazen, hajdeni edhe më shume te shkollohemi dhe te ngritemi. Llokomotiva arsimore e kesaj ane qe mba emrin Koliçan te behet edhe me e fuqishme e me djem e vajza te shkolluar dhe edukuar forte qe sebashku kjo Karshiake te leviz me fuqishem, te zhvillohet, ngritet dhe te gjeje vendin e merituar ne shoqeri tamam si na mesuan dhe na lane amanet mesuesi yne Azem Marana, diplomati Fil Mustafa, hoxhë Ataullah Kurtishi e te tjere.
.
Mos te humbim energji me grindje politike, ndasi dhe favorizime. Ta duam secilin qe e leviz nga vendi kete Karshiake ne drejtim te perparimit dhe zhvillimit ne cilen do sfere qofte. Te gjithe jemi vellezer dhe kemi dhimbjen e njejte.

Per hajr na qofte te gjitheve e projektet tona te hajrit kurre mos ndalen.
Amin!

Marketing