Kolinda Grabar Kitaroviç: Ju i përkisni familjes së BE-së dhe NATO-s ndërsa Kroacia është e gatshme t’ju ndihmojë në këtë rrugë

Kroacia ju përkrah fuqishëm tani kur ju po ballafaqoheni me një vendim shumë të rëndësishëm për referendumin e ardhshëm. Ju i përkisni familjes së BE-së dhe NATO-s, dhe Kroacia është e gatshme t’ju ndihmojë në këtë rrugë duke ndarë përvojën tonë.

Marketing

Këtë porosi për qytetarët e Maqedonisë e dërgoi përmes video mesazhit presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç.

“Kjo është një mundësi për të kontribuar në stabilitetin e përgjithshëm dhe progresin në Evropën Juglindore. Në fund, vendimi është i juaji, dhe vetëm e drejta juaj. Ne do t’ju mbështesim me të gjitha përpjekjet tuaja, thotë në video mesazhin presidentja kroate.

Gjatë ditës së sotme me video mesazhe për qytetarët e Maqedonisë përpara referendumit, gjithashtu u drejtuan edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Presidenti slloven Borut Pahor.

Marketing