Kolona të gjata në pikën kufitare Kosovë – Shqipëri

Në pikën kufitare Kosovë – Shqipëri në Morinë sot ka fluks të madh të automjeteve ku si rrjedhojë janë krijuar edhe kolona.

Marketing

Këtë e shohim edhe përmes videos të dërguar në redaksinë e “Indeksonline”, ku shihet se numri i personave që kanë vendosur të kalojnë ditën e parë të vitit në Shqipëri është i madh.

Rikujtojmë që policia e Kosovës tashmë është zhvendosur pranë asaj të Shqipërisë, duke respektuar kështu marrëveshjen e bashkëpunimit të nënshkruar mes ministrave të brendshëm të Kosovës dhe Shqipërisë.

Qëllim i kësaj marrëveshje është të krijohen lehtësira gjatë kalimit të shtetasve të të dyja vendeve në kufi.