Komandant Kumanova dhe Ushtria e Kosovës

Ismet Jashari – komandant Kumanova ishte ndër komandantët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 20 vjet më parë në luftimet e para të UÇK-së, komandant Kumanova bie dëshmorë, pas një betejë ballë për ballë me armikun. Por porosia dhe ideali i tij ishin për një Kosovë të pavarur dhe bashkim kombëtar. Bashkëluftëtarët e tij e përkujtojnë atë si një hero legjendar, që kurrë nuk iu tremb betejave me armikun serb. Ai në bisedat me bashkëluftëtarë shpesh thoshte që UÇK do të bëhet një ushtri krenare.

Marketing

Komandant Kumanova është një gur i çmuar i ndërtimit të ushtrisë së Kosovës. Ai nuk duhet harruar, por duhet të jetë në zemrat e çdo shqiptari.

Biografi

Ismet Jashari u lind me 16 prill 1967 në Orizare të Likovës. Shkollën fillore e kreu ne vendlindje për ta vazhduar shkollimin e mesëm në Kumanovë. Si gjimnazist nis te merret me aktivitet patriotik dhe shpejt bie ne sy të pushtetit të atëhershëm dhe përjashtohet nga bankat shkollore, por Ismeti shkollimin do ta vazhdonte në gjimnazin “Skënderbeu” në Preshevë. Gjatë kësaj kohe vazhdimisht përcillet nga organet e sigurimit shtetëror, për çka detyrohet që në gusht të vitit 1988 të migroi në Zvicër, ku vazhdon veprimtarinë e tij patriotike me shumë shokë të tjerë të idealit. Me të filluar lufta në Kosovë ai lë familjen në Zvicër dhe hyn në Kosovë. Së bashku me Fatmir Limajn vejnë bazat e njësitit “Çeliku” i cili më vonë shndërrohet në Brigadën 121 të UÇK-së e cila merr emrin e vet Ismet Jasharit-pas rënies së tij. Ismet Jashari ishte bërë një figurë e dashur në zonën e Malishevës, ai ishte frymëzuesi për luftëtarët e rinj për të cilët kishte nevojë UÇK-ja dhe çlirimi i atdheut, Ishte shndërruar në një legjendë të gjallë dhe krahasohej me Adem Jasharin për trimëri e sakrificë, kjo porosi edhe pas nëntëmbëdhjetë vitesh mbete e freskët për shokët e idealeve dhe për brezat e rinj dhe mbarë popullin shqiptar e gjeografinë kombëtare. Pas shumë aksioneve dhe betejave të suksesshme kundër forcave serbe, Ismet Jashari-Komandant Kumanova, më 25 gusht 1998 bie heroikisht në Luzhnicë. Ismet Jashari me 25 gusht 2009 shpallet HERO I KOSOVËS.(INA)

Marketing