KOMANDANT XHEVAT QERIMI

Ismet Sylejmani

Marketing

Lufta e popullit shqiptar në ish-jugosllavi në përgjithësi dhe në Kosovë në veçanti, është lufte titanike dhe heroike!

Që atëherë u kur u aneksuan nga Serbia dhe fqinjët me apetite grabitqare, shovene e antinjerezore edhe shtypja e shfrytëzimi, dhuna dhe terrori ishin jashtë çdo norme njerëzore!

Radhët e organizuara politiko-patriotike ilegale në Kosovë e Vise, gjithnjë e më shumë arrinin në përfundimin se çlirimi nga Serbia pushtuese, nuk mund të bëhej pa luftë të armatosur çlirimtare, sepse pushtuesi i drejtëpërdrejtë Serbia e ndihmuar edhe nga republikat ish-jugosllave, kishte plan të qartë shkombëtarizim, asimilim dhe aneksim permanent të tokave shqiptare, e synonin madje edhe Shqipërinë!

Bijat e bijtë e mëdhnjë e të lavdishëm të popullit shqiptar të Kosovës, duke u mbeshtetur në traditat liridashëse e të qendresës titanike të luftës çlrimtare me pushkë në duar, gjithnjë e më shumë i afroheshin vendimit të madh e historik, krijimit të mekanizmit politiko-ushtarak të çlirimit përfundimtar me armë në duar!

Heroi Xhevat Qerimi bën pjesë në grupin e atyre shokëve e bashkëveprimtarëve, në mesin e prijësve e udhëheqësve të luftës ilegale për liri, që çdo ditë të aktivitetit të jetës së Tij, e zhvillonte për pergaditjen e kushteve dhe rrethanave për fillimin e përgaditjeve të luftës së armatosur çlirimtare në Kosovë e Vise, si mjetin e fundit e të domosdoshëm për çlirim definitiv nga zgjedha pushtuese serbe!

Duke qenë se e kishte të përcaktuar rrugën e Tij, Heroi Xhevat Qerimi, me hapin e Tij kilometër, merr dhe zbaton vendimin edhe të fillimit të përgaditjeve e aftësimit ushtarako profesional për luftë të armatosur çlirimtare, për liri dhe pavarësi të Kosovës nga Serbia pushtuese!

Sikur gjithëmonë jep shembullin personal, bëhet vetë njëri ndër ata që vendos të jetë pjesë aktive dhe njëri ndër fatosat e parë të përbërjes së grupit historik të djemve-ushtarë çlirimtarë, që niset për në Shqipëri, për ushtrime ushtarake, përgaditje për luftë!

Jo vetëm fati por edhe vendosmeria e Tij e madhe lidhjet organizative me grupin e Llapit, ia kishin përcaktuar që në grupin e Tij të ishte me shumë shokë në mesin e të cilëve edhe me komandantin e mirënjohur, atentatorin legjendar të UÇK-së, të madhin dhe të pavdekshmin Heroin e Kombit Zahir Pajaziti!

Përgaditja profesionele çlirimtare në Shqipëri, interesimi i jashtëzakonshëm që kishte treguar, e kishte nxjerrë përpara oficerëve shqiptar, si njërin prej ushtarakëve e komandantëve që në luftën e ardhëshme çlirimtare në Kosovë do ta vendoste në pozita të themeluesit e të Komandantit heroik të luftës kundër njësiteve ushtrako-policore e hordhive gjakatare serbe!

Heroi Xhevat Qerimi e dinte qartë e prerë se Shtabi i Përgjithshëm i luftës çlirimtare kundër Serbisë pushtuese, do ta caktonte Komandant lufte e kuadër të lartë të dirigjimit të luftës çlirimtare në Kosovë!

Mirëpo fatëkeqësisht nga ajo rrugë e madhe e realizimit të ëndrrave shekullore shqiptare e ndau vdekja aksidentale më 10 Janar 1993!

Nuk pati fat të dilte në fushë të mejdanit, të luftonte e të komandonte me ushtarët çlrimtarë në luftën kundër forcave ushtarako-policore serbe!

Nga vdekja e hershme e cila padrejtësisht e morri, Heroi Xhevat Qerimi, nuk pati mundësi të dilte në podiumin e luftës titanike për jetë a vdekje me Serbinë!

Po te kishte qenë i gjallë Ai do të ishte në luftë, e kaluara e aktivitetit të Tij, na jep shume argumente se do të ishte figurë e madhe, legjendarë e i pashembullt, ushtarak heroik, luftëtarë që do të ishte kudo në front i pari e që do ti dështonte me turp forcat pushtuese e do të iu shkaktonte humbje të mëdha e që do të shndërrohej në tmerr për forcat armije në vijat e luftës frontale e guerile!

Një vit pas vdekjes aksidentale të Komandant Xhevat Qerimit, në përfundim të vitit e konkretisht më 17 Nëntor 1994, themelohet e famshmja Ushtria Çlirimtare e Kosovës!

UÇK në themelet e saja kishte edhe kontributin heroik e kolosal të Komandant Xhevat Qerimit!

UÇK ashtu sikur dëshironte, sikur punonte, e sikur angazhohej në mënyrë permanente Komandant Xhevati, u bë shpresa e madhe dhe e vetme kundër forcave të ushtrisë e policisë serbe, u bë shkatërruesja e të gjitha planeve dhe projekteve antishqiptare serbe, u bë çlirimtarja e vërtetë e Kosovës nga Serbia pushtuese dhe u bë aleatja tokesore e NATO-s gjatë bombardimeve historike që ia bëri Serbisë!