Kombëtarja e Kosovës do të mbajë kamp dy ditorë në Gjermani, për gjeneratën U-15

Kombëtarja e Kosovës në futboll po korrë suksese të mëdha.

Marketing

Ata kanë fituar grupin e 4-të të Ligës D, në Ligën e Kombeve, por gjërat po ecin mirë edhe me gjeneratat e reja.

Lojtarë shumë premtues luajnë në kategoritë U-21, U-19 dhe kategoritë e tjera.

Federata po kujdeset që edhe fëmijët nën 15 vjet të shkojnë në hapat e Valon Berishës, Zhegrovës, Kolollit e Zenelit.

Ata do të mbajnë një kamp dy ditorë në Gjermani me këto gjenerata, njofton FFK.

Ky është njoftimi i plotë nga faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës.

1 dhjetor, 2018 – Sot në Grunberg të Gjermanisë ka filluar kampi dyditorë për grupmoshën 15-vjeç. Në këtë kamp janë të pranishëm 35 futbollistë, kryesisht nga Gjermania, por që disa janë edhe nga Austria dhe Anglia. Gjatë dy ditëve të këtij kampi trajnerët Gazmend Haliti, Isa Sadriu, Besnik Kollari e Valmir Bytyqi do të kenë mundësi të punojnë me këta futbollistë dhe t’i shohin cilësitë e secilit prej tyre. Ky është kampi i pestë me radhë që organizohet nga FFK-ja në Gjermani dhe ka për qëllim që t’i zbulojë me kohë talentet e futbollit në mënyrë që ata ta përfaqësojnë Kosovën në ekipet zingjirë të kombëtares.