Komedia “Kurora” shfaqet nga aktorët e Teatrit të Tetovës dhe studentët e arteve dramatike pranë UT-së

Teatri i Tetovës në bashkëpunim me Fakultetin e arteve dramatike pranë Universitetit në Tetovë sonte do ta shfaqë komedinë “Kurora” në Qendrën e kulturës “Ilo Anteski-Smok”. Regjia është nga Afërdita Nuhii, ndërsa skenari i Ramzi Xhelilit. Rolet kryesore i interpretojnë aktorët Luan Dehari, Elmedina Ameti, Sheqerie Ilazi, Beni Rasimi, Abedin Alimi dhe Ardit Selmani nga klasa e profesor Mehmet Xhelilit dhe asistentit Qendrim Riani.

Marketing

“Kjo vepër është portret, që e pasqyron jetën në fshat në mjediset rurale, të cilat konsiderohen shumë pagane në krahasim me qëndrimet e tyre jetësore. Kjo është komedi që në vetvete e përmban jomobilizimin e përgjithshëm në bashkësitë jo të përditshme, konflikt mes kulturave dhe në raport me lidhjet martesore, degradimin e shoqërisë”, thonë organizatorët.

Teksti është i dramaturgut irlandez Edmund Xhon Milington Sinxh

Marketing