Komemoracion francez-gjerman me rastin e Ditës së pajtimit pas Luftës së Parë Botërore

Me rastin e Ditës së pajtimit pas Luftës së Parë botërore dhe Ditës së zisë popullore, ambasadat e Republikës së Francës dhe të Republikës Federale të Gjermanisë sot në varrezat ushtarake franceze në Shkup do të mbajnë komemoracion.

Marketing

Siç informon Ambasada franceze në Shkup, është paraparë prania e përfaqësuesve të autoriteteve shtetërore dhe komunale, të korit diplomatik dhe shoqërisë civile. Fjalim do të ketë ambasadori i Francës, Kristian Timonie.

Në komemoracion, siç ceket në kumtesë, do të vendosen lule para përmendores së luftëtarëve të rënë në ditën kur Franca dhe Gjermania e shënojnë pajtimin mes dy shteteve si edhe një dëshmi për miqësinë franceze-gjermane.

Marketing