Komentuesit e gjykuan, por Arbenita nuk duroi dhe i mbylli gojën të gjithëve

Modelja e njohur dhe reperi kosovar së shpejti do të festojnë dy mujorin e lindjes së vajzës së tyre.

Marketing

Fjala është për Arbenita Ismajlin dhe Fernoit Shabanin, të cilët po e shijojnë në maksimum epitetin e bukur prind dhe tashmë nuk po i kursejnë as imazhet e të voglës së tyre në rrjete sociale, shkruan “Kosovarja”.

Së fundi ajo publikoi portretin e plotë të Ninës dhe ndihet e emocionuar se si koha po kalon kaq shpejt.

“Vogëlushja ime do të jetë 2 muajshe së shpejti. Si t’ja bëj që koha të kalojë ngadalë”, shkruan ajo.

Mirëpo si gjithmonë del dikush i pakënaqur dhe prish momentin. Si duket Arbenita ka marrë mesazhe nga ndjekësit e saj, se ka përdorur filtera në fytyrën e vajzës.

Ajo ka treguar se në fakt thjesht ka përdorur një aplikacion për qartësimin e fotos dhe asgjë tjetër.

“Kam përdorur aplikacionin Remini për kualitet. Mësohuni njerëz! Ajo është një engjëll me apo pa të”, ka shkruar Arbenita në një tjetër postim.

Pas kësaj ajo gjithashtu shprehu edhe mllefin e saj ndaj komenteve e paragjykimeve të tilla.

“Gjithmonë e kam ditur se Instagrami është toksik. Por të gjykosh dhe një të porsalindur… Ju nuk keni as zemër dhe as tru. Unë jam e rritur mjaftueshëm për t’ju përballuar të gjithë ju”, shkruan Arbenita.

Modelja tregoi se kur vjen fjala te vajza e saj nuk duron dhe kthehet me reagime të tilla.

Marketing