Komisariati Dixhital shton 2 rubrika të reja/ Rama: Do të shihni reagimin e Policisë ndaj ankesës suaj me një klik

Policia e Shtetit ka hapur një kategori të re në aplikacionin Komisariati Dixhital ku cdo person mund të denoncojë për dhunë, aksident, ndërtim pa leje, korrupsion, vjedhje apo armëmbajtje pa leje.

Marketing

Risi e kësaj kategorie është mundësia që i jepet denoncuesit për të komunikuar online me operatorin e sallës. Në videon e publikuar nga kryeministri Edi Rama, jepen detaje se si funksionon aplikacioni me 8 rubrika në total, ku denoncuesve do t’u ruhet anonimati i plotë, por edhe do u kthehen përgjigje të personalizuara.

“Komisariati Dixhital ka në menunë kryesore dy rubrika kryesore me shumë përditësime të fundit , 8 në tërësi që përfshin aksident i gabuar, ndërtim pa leje, korrupsion, vjedhje, armë mbajtje pa leje, dhunë, ankesë dhe krim mjedisor. Aplikacionit që shkarkohet falas, i janë shtuar edhe 2 natyra të tjera të paligjshmërisë Dhuna në familje dhe Krimi mjedisor ku qytetarët mund të denoncojnë. Ka edhe një rubrikë të detajuar me “Pyet Komisariatin Dixhital” e cila do të funksionojë nëpërmjet opsione hashtag dhe tag.

Një staf i dedikuar , do t’ju përgjigjet pyetjeve të qytetarëve dhe paqartësisë që ata kanë në përdorimin e Komisariatit Dixhital. Këto pyetje do të publikohen me anonimat të plotë. Me ndryshimet e fundit u dërgon mesazh përdoruesve. Këto mesazhe janë të personalizuara apo globale për të gjithë përdoruesit e aplikacionit. Mesazhet janë kryesisht të natyrave të ndryshme, kryesisht informuese. Rubrika e Dhunës në familje do të ketë mundësi të komunikimit online me operatorin e sallës”, thuhet në videon e policisë.

Kreu i qeverisë shton se ky aplikacion do monitorojë edhe reagimin e Policisë së Shtetit ndaj ankesës apo kërkesës së qytetarëve.

“Mirëmëngjes dhe me Komisariatin e Ri Dixhital, ku është zgjeruar hapësira për veprim e qytetarëve, të cilët ndër të tjera mund të monitorojnë edhe reagimin e Policisë së Shtetit ndaj ankesës a kërkesës së tyre, vetëm me një klik nga smartfoni ose kompjuteri, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/watch/?v=1449182065441488&t=0

Marketing