Komisionerja e BE: Vaksina në fillim të 2021, nuk do të jetë shkopi magjik

“Një vaksinë do të jetë gati në fillim të vitit 2021, por nuk do të kemi shkopin magjik. Derisa të mos kemi mbuluar me vaksinim një pjesë të madhe të popullatës do na duhet të vijojmë me masat parandaluese të koronavirusit”.

Marketing

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për Mediaset, Komisionerja e BE për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore, Stella Kyriakides.

“Duam të evitojmë mbylljet e ashpra, që tashmë nuk na i lejojnë shoqëria dhe ekonomitë tona”, ka shtuar ajo.

Duke folur për rritjet e infektimeve gjatë javëve të fundit për shumë nga vendet e BE, komisionerja tha se kjo është shqetësuese, veçanërisht për faktin, që është rritur numri i të prekurve mbi 60 vjeç.

“Vendeve ju kërkojmë të vënë në zbatim masa shtrënguese dhe rekomandimet që kemi dhënë në korrik, më shumë tamponë dhe gjurmime për të evituar kontaktet. Qytetarët duhet të ruajnë distancimin social dhe rregullat e higjienës”, tha ajo.