Komisioni Anti-korrupsion, para zgjedhjeve presidenciale

Përbërja e re e komisionit Anti-korrupsion duhet të zgjidhet më së voni deri në fund të shkurtit. Më 21 janar, Kuvendi e publikoi shpalljen për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Kundër Korrupsionit dhe me të gjithashtu publikoi edhe një kalendar. Nëse respektohen të gjitha afatet, në përputhje me ligjin e ri, i cili u miratua një javë më parë, në versionin më optimal, ky Komision do të funksionojë më në fund pas një viti.

Marketing

Procedura për zgjedhjen e anëtarëve të antikorupsionit do të jetë procesi i parë disi më i komplikuar për zgjedhjen e anëtarëve të çdo organi rregullator, sepse ne duhet të kemi kritere të përcaktuara qartë nga institucioni Kryetar i Kuvendit dhe të caktohen qartë afatet, që shkaku i shpalljes së zgjedhjeve presidenciale do të jenë mjaft të ngushta. Dhe ky Komision për Zgjedhjet dhe Emërimet duhet të formojë një komision përzgjedhës që do të përbëhet nga 7 anëtarë”, theksoi Ilija Dimovski, kryetar i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime.

Sipas kalendarit të publikuar në faqen e internetit të Kuvendit, të gjithë kandidatët e interesuar kanë afatin prej shtatë ditësh të aplikojnë në shpalljen ose më së voni deri më 29 janar. Në të njëjtën kohë, Kuvendi e fton Avokatin e Popullit, ASHAM-in, Shoqatat e Gazetarëve dhe fondacionet në të njëjtin afat deri më 29 janar, të dërgojnë përfaqësues, i cili do të marrë pjesë në intervistën e kandidatëve që kanë aplikuar. Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime në të njëjtin afat duhet të krijojë një Komision për zgjedhje të kandidatëve të përbërë nga shtatë anëtarë. Më pas, Komisioni i përzgjedhjes më së voni deri më 1 shkurt duhet t’i kontrollojë aplikacionet e kandidatëve, nëse i plotësojnë kushtet e shpalljes dhe ta publikojnë listën. Pas kësaj, në afat prej 5 ditëve, ose deri më 8 shkurt, duhet të caktohet një intervistë e kandidatëve që i plotësojnë kushtet, që do të transmetohet në kanalin Parlamentar. Pasi të përfundojnë të gjitha intervistat, brenda tri ditëve ose më 13 shkurt, komisioni i përzgjedhjes përpilon një listë të vetme të kandidatëve për kryetar dhe anëtarë të Komisionit Kundër Korrupsionit, i cili dy ditë më vonë, ose deri më 15 shkurt do ta paraqesë atë në Kuvend. Nëse Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime në afatin e paraparë nuk e përcakton listën e vetme të kandidatëve për kryetar dhe anëtarë të Komisionit Kundër Korrupsionit, atëherë Kuvendi do të diskutojë dhe do të votojë individualisht për secilin nga kandidatët që i plotëson kushtet, sipas listës së renditjes të hartuar nga Komisioni i përzgjedhjes. Nuk ka afat të caktuar se sa kohë do të zgjasë mbledhja. Nëse Kuvendi nuk zgjedh kryetar dhe anëtar të Komisionit Shtetëror, procedura e përzgjedhjes përsëritet tërësisht me shpalljen e konkursit menjëherë, dhe jo më vonë se 10 ditë. Kjo do të thotë se para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, ligjvënësit do të kenë kohë për të votuar përbërjen e re të Komisionit Kundër Korrupsion, pasi që Kuvendi dhe komisionet parlamentare nuk do të punojnë vetëm gjatë fushatës që pritet të fillojë 20 ditë para raundit të parë të votimit për president të shtetit, i cili ka gjasa të zhvillohet më 21 prill.

Marketing