Komisioni anti-korrupsion trajton “listën e zezë” të nepotizmit

Anëtarët e Agjencionit për antikorupsion në seancën e parë kanë publikuar listën me 18 nënpunës shtetërorë familjarë të deputetëve dhe funksionarëve të cilët komisioni i ka përzgjedhur pas kërkimeve të informacioneve nëpër media të publikuara ditë më parë.

Marketing

Ashtu edhe si ishte paralajmëruar në seancën e parë të përbërjes së re të Agjencionit për antikorupsion ishin hapur procedurat e para për mundësi të përplasjes së interest dhe nepotizmit gjatë punësimit, motrat, vëllezërit, baxhanakët dhe fëmijët e funksionarëve, ishin përzgjedhja më e mirë e kandidatëve për pozicionet e punësimit të cilat ishin hapur nga institucionet shtetërore dhe ndërmarjet publike.

Kryetarja e këtij komisioni ka thënë se në afat prej 60 ditë do të sjellë vendim se cka më saktësisht do të bëhet me këto njerëz, duke shtuar se lista nuk është përfundimtare pasiqë do të plotësohet edhe në të ardhmen.

Në listën e të punësuarve të cilat janë hulumtuar gjendet edhe Besiana Xhaferi vajza e kryeparlamentarit Talat Xhaferi e punësuar në ELEM. Për të do të vendos burri i tezes Nuri Bajrami i cili është dhe anëtarë i Komisionit për antikorupsion. Pjesë e kësaj liste është dhe Vlora Bekteshi motra e ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi, Viktor Stojçevski djali i deputetes së LSDM-së Mira Stojçevska e njëkohësisht vëllau i saj Cele Velevski.

Para dy ditëve, ministry për shoqëri informative dhe administratë Damjan Manchevski në një intervistë dhënë për Top Tema në Telma ka deklaruar se kryeministri Zaev do të bëj thirrje tek të gjithë të involvuarit në këto raste të dyshimta që të tërhiqen nga pozicionet e tyre me qëllim që të ndërpritet praktika e cila ishte vendosur për dekada në Maqedoni.

Vetëm dy ditë më parë ministri Manchevski kishte dhënë një tjetër deklaratë: më interesante: “Sot është shumë e cuditshme që një simpatizant i kësaj qeverie punësohet në ndonjë institucion public. 10 vite të gjithë anëtarëve të LSDM-së ju ishte ndaluar punësimi në sektorin privat dhe public. Ku të shkojnë këto njerëz apo duhet të lëshojnë shtetin. Tash ka komison antikorupsioni dhe gjithë ajo që do mendohet se është problematike do jetë komisioni që do të vendosë’.

Kryetarja e komisionit Biljana Ivanovska në seancën e parë ju përgjigj edhe në pyetjet e gazetarëve edhe nëse tek ato nuk ka arritur dyshime për nepotizëm, ato do të shfrytëzojnë mundësitë që jep ligji që të shqyrtojnë rastet që janë përfolur në opinion ditëve të kaluara. Është konstatuar se raste të tilla ka shumë dhe se komisioni do të kërkojnë gjithë dokumentacionin për gjithë punësimet që ngjallin dyshime në opinion me qëllim që të hetohen nëse bëhet fjalë për ndikim politik përgjatë zgjedhjes së kandidatëve për punësim në institucionet shtetërore dhe ndërmarje publike e pas mbarimit të analizës informacionet do të jenë të qasshme për opinionin.