Komisioni për çështje mandatare dhe të imunitetit në Kuvend sot me shumicën e votave PËR e pranoi kërkesën e gjykatës dhe i dha rekomandim Kuvendit për heqjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevski, për shkak të vuajtjes së masës së burgut prej 2 vjetëve.

Për heqjen e imunitetit votuan 5 nga 8 anëtarët e komisionit.
Tani në Kuvend në seancën e ardhshme do të ketë shqyrtim për këtë proces që do të mbarojë me heqjen e mandatit të deputetit Gruevski ose me mungesë të elementeve për heqjen e imunitetit.

Duhet shumica e 2/3 për heqjen e imunitetit të ish kryeministrit të Maqedonisë.
Gruevski është dënuar me dy vjet burg për rastin Tanku ndërsa dënimin duhet të fillojë ta vuajë nesër në burgun e Shutkës.

На комисија изгласано одземање на мандатот на Груевски, конечната одлука на пленарна седница

На комисија изгласано одземање на мандатот на Груевски, конечната одлука на пленарна седница

Publiée par TV21 sur Mercredi 7 novembre 2018