Komisioni i Kuvendit e pranoi kërkesën e gjykatës për arrestimin e Dimovskit

Komisioni i Kuvendit për Çështje të Rregullores dhe Çështje të Mandatit dhe Imunitetit sot padite me pesë vota “pro” dhe katër “kundër” e pranoi kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetit Lupço Dimovski, të parashtruar nga Gjykata Penale dhe i propozon Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që ta miratojë atë.

Marketing

Dimovski, së bashku me Cvetkov dhe Spasenovski si ish ministrat e bujqësisë, së bashku me zëvendësministrin Kristian Delev janë të dyshuar se e kanë dëmtuar buxhetin për më shumë se 1.4 milionë euro nga 2006 në 2016.

Marketing