Komisioni i përkohshëm i formuar nga Prokuroria Publike e RM-së do t’i përcjellë parregullsitë eventuale gjatë organizimit dhe zbatimit të referendumit.

Në Komision janë të anëtarësuar nga një prokuror publik nga katër prokurorë  të lartë publik dhe një prokuror i PSP Shkup, deklaroi prokurori publik Xhelal Bajrami, duke shtuar se me këtë mbulohet gjithë territori i vendit.

“Janë dhënë detyrimet që në ditën e votimit krahas kujdestarive të rregullta të ketë edhe kujdestari shtesë, me qëllim të veprimit me kohë nëse ka vepra eventuale penale”, theksoi Bajrami.

Ai theksoi se është vendosur komunikim me të gjitha prokuroritë dhe me pjesëtarët e MPB-së, të cilët do të jenë në terren dhe nëse ka ndonjë vepër penale, t’i njoftojnë që të munden të veprojnë me kohë të mbledhin dëshmi.

Qëllimi i PPRM është që në këtë mënyrë të potencohet lufta kundër veprave penale të ndërlidhura me procesin zgjedhor dhe votimin dhe të jepet kontribut më i madh drejt shkatërrimit dhe parandalimit të tyre.

Në këtë drejtim, siç tha Bajrami, Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë, përmes Komisionit të përhershëm për përcjellje të parregullsive eventuale e fton opinionin, organizatat civile, organizata tjera, parti politike, institucione vendore dhe ndërkombëtare dhe të gjithë që konsiderojnë se në ndonjë procedurë ka indikacione për vepër të kryer penale të ndërlidhur me organizimin dhe zbatimin e referendumit, të parashtrojnë parashtresë/paraqitje deri te Komisioni në adresën elektronike: [email protected].