Komisioni i shkallës dytë anulon vendimet e Taravarit, Drejtorët bëjnë thirrje të respektohet ligji

Në konferencën për shtyp të mbajtur

Marketing

nga ana e drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Gostivarit, para objekteve të Inspektoratit të Arsimit në Gostivar, u kumtua vendimet e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit dhe Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurat Administrative dhe Procedurat e Marrëdhënieve të punës në Shkallë të Dytë, me të cilat vendime pezullohet vendimi i Kryetarit të komunës për shkarkim dhe emërim të drejtorëve.

“Ndodhemi para objekteve të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit këtu në Gostivar. Aryesja është e thjeshtë. Nga ky institucion por edhe Komisioni Shtetëror për

Vendimmarrje në Procedurat Administrative dhe Procedurat e Marrëdhënieve të punës në Shkallë të Dytë, si drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme kemi

pranuar përgjigje pozitive ndaj ankesave tona për shkarkim joligjor nga ana e Kryetarit të komunës. Kryetari aktual, për herë të tretë në mënyrë joligjore bëri shkarkimin e drejtorëve të shkollave të zgjedhur në bazë të konkurseve dhe ligjit për arsim fillor dhe ligjit për arsim të mesëm. Kryetari i komunës, ka shkelur ligjet kur ka sjellur vendimet për shkarkime, por, ligjet janë shkelur edhe tek emërimet e kryera. Qoftë ushtrues detyre, kuadri duhet të posedon licencë për drejtor, gjë që nuk është respektuar gjatë procedurës që ka ndjekur komuna”, tha drejtori i Gjimnazit të Gostivarit, Xhezi Kamberi.

“Jemi tetë drejtorë të shkollava që kemi marrë përgjigje pozitive nga institucionet e lartpërmendura. Vendimi i Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në

Procedurat Administrative dhe Procedurat e Marrëdhënieve të punës në Shkallë të Dytë, por edhe vendimi i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit, konstaton shkeljet

ligjore dhe obligon Kryetarin e komunës të rishikon vendimet e tij, dhe të rikthen në detyrë drejtorët e zgjedhur në mënyrë legale dhe në bazë të procedurave

ligjore. Me plotë përgjegjësi deklarojmë që nuk ka shumë rëndësi se kush do të jetë drejtor shkolle, por të gjithë obligohemi të respektojmë ligjet dhe vendimet që

sillen nga organet kompetente dhe ligjzbatuese. Nuk duhet të lejojmë që në institucionet ku edukohen dhe arsimohen gjeneratat e reja, të mos respektohet ligji.

Opinioni duhet ta dijë që ne si drejtorë të zgjedhur konform ligjit, pranojmë rrogat për detyrën që jemi zgjedhur, kurse, Kryetari i komunës në formë joligjore

emëron ushtrues detyre duke krijuar paralelizëm dhe duke dëmtuar buxhetin e komunës”, shtoi ai.

Drejtori i Shkollës së mesme teknike komunale, Ibrahim Asani ftoi Taravarit të respekton vendimet e institucioneve kompetente.

“Gjithmonë duke folur në emër të ligjit, ftojmë kryetarin e komunës të respekton vendimin e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit dhe veçmas vendimin e Komisionit

Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurat Administrative dhe Procedurat e Marrëdhënieve të punës në Shkallë të Dytë, dhe të korrigjon vendimet e tij

joligjore. Nëse nuk vepron brenda një jave për të korrigjuar vendimet e tij joligjore, obligohemi që të drejtën tonë ta kërkojmë në instanca ligjore, duke inicuar padi

penale për mosrespektim të vendimeve të organeve ligjzbatuese, dhe për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Opinioni duhet ta dijë të vërtetën. Mediave të pranishne ua dorëzojmë në formë dëshmie vendimet e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit dhe Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurat Administrative dhe Procedurat e Marrëdhënieve të punës në Shkallë të Dytë. Ftojmë mediat, të verifikojnë këto vendime në institucionet përkatëse. Ju faleminderit”, deklaroi drejtori i Shkollës së Mesme Teknike Komunale, Ibrahim Asani.