Bojkoti i referendumit është e drejtë demokratike e secilit qytetarë sipas Komisionit të Venecias. Sipas tyre duke mos pasur koncenzus në referendum është njejtë edhe votimi ‘kundër’. Derisa në opinion po plasohet se procesi rreth ndryshimeve kushtetuese do të vazhdojë në parlament nëse ka bojkot të referendumit, në kodeksin e komisionit pranë Këshillit të Europës nga viti 2007 qëndron ndryshe. Neni 51 konkretisht sqaron cka dmth termi i mos suksesit të referendumit dhe si interpretohen rezultatet e tyre.

“Cenzusi i daljes dmth se në interes më të mirë të këtyre që janë kundër propozimit abstenim apo bojkotim në vend të votimit kundër. Për shembull nëse 48% nga dalja e votuesve janë pro a 5% janë kundër, pjesa tjetër prej 47% e elektoratit nk kanë votuar, atëherë 5% e kundërshtarëve duhet vetëm ditën e referendumit të mos dalin në kutitë e votimit për të dhënë mendimin e tyre”, thuhet kështu në Kodeksin e Komisionit të Venecias.