Komisioni maqedono-bullgar arrin marrëveshje për historinë antike

Rekomandimet e dy qeverive për periudhën e antikës për librat e klasës së pestë në sistemin arsimor bullgar dhe për të gjashtën në sistemin arsimor maqedonas janë miratuar në takimin e Komisionit të përzier të ekspertëve maqedono- bullgar që dje dhe sot është mbajtur në Shkup.

Marketing

Siç ka informuar kryesuesi i vendit në Komision, Dragi Gjorgiev pas përfundimit të takimit dyditor, dje janë miratuar vërejtjet që njëra palë i ka ndaj tjetrës dhe anasjelltas për këtë periudhë të historisë. Tha se ata do të dorëzohen deri te dy qeveritë që pastaj duhet të veprojnë konform procedurave.

“Konkludimi ka qenë se në dy muajt e ardhshëm do të këmbehet draft- versioni i parë për periudhën mesjetare dhe shpresojmë se në takimin e ardhshëm në shtator do të arrijmë të miratojmë rekomandimet për periudhën e mesjetës”, ka thënë Gjorgiev.

Gjatë ditës së sotme, anëtarët e Komisionit kanë biseduar edhe për shënimin e përbashkët të Goce Dellçevit. Gjorgiev dhe kryesuesi bullgar i Komisionit Angel Dimitrov e kanë vlerësuar si konstruktiv diskutimin.

Gjorgiev dhe Dimitrov kanë thënë se për disa punë ekspertët e dy vendeve kanë arritur pajtueshmëri lidhur me personalitetin e Goce Dellçevit, por për disa, mendimet e tyre kanë qenë kundërshtuese.

Kanë shtuar se kjo temë do të jetë objekt i diskutimit edhe në takimin e ardhshëm të Komisionit që do të mbahet në shtator, ndërsa Dimitrov ka shprehur bindjen se nëse vazhdohet më këtë qasje konstruktive të takimeve ku respektohen faktet dhe ka qasje të rregullt ndaj historisë, me siguri do të gjendet gjuhë e përbashkët për shënim të përbashkët të Goce Dellçevit.

“Jam i bindur se ka hapësirë dhe bazë të gjejmë mirëkuptim nëse sillemi seriozisht ndaj fakteve historike dhe dokumenteve me respektim të pozicionit të tjetrit. Në atë mënyrë do të arrijmë deri te ajo që dikujt i duket e largët”, ka thënë Dimitrov.

Marketing