Komisioni për Antikorrupsion do të formohet para zgjedhjeve presidenciale

Ligji për parandalim të korrupsionit dhe konflikt interesash pritet që të votohet para zgjedhjeve presidenciale, theksoi zëdhënësi i qeverisë, Muhamed Hoxha. Propozim ligjin për parandalim të korrupsionit, pas ndryshimeve kushtetuese, me flamur evropian do të kthehet në Kuvend.

Marketing

“Në seancën e fundit qeveritare për vitin 2018-të, Qeveria mori vendimi që të tërheq ligjin për parandalim të korrupsionit dhe konflikt interesash me qëllim që ligji të kthehet në Kuvend me flamur evropian. Kjo do të thotë që ligji do të miratohet më shpejtë si pjesë e ligjeve evropiane. Pres që ky ligj të miratohet para zgjedhjeve presidenciale”, tha Hoxha.

Nga Qeveria presin gjithashtu që opozita, e cila ka vërejtje serioze ndaj propozim ligjit, të marrë pjesë në miratimin e saj.

VMRO-DPMNE paraqiti 27 amendamente për ligjin, dhe vërejtjet kryesisht i referohen kontrollit të financimit të partive politike.

Marketing