Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërtimeve për sot ka caktuar seancë në të cilën duhet të vendoset se kush do të jetë revizori i përgjithshëm. Burime të Kuvendit konfirmojnë se është arritur marrëveshje për atë se kush do të jetë revizori i përgjithshëm shtetëror, por zyrtarisht emri i tij nuk do të kumtohet.Puna e Entit shtetëror për revizion pothuajse është bllokuar për atë që ky institucion nuk ka drejtor, ndërsa mandati i ushtruesit të detyrës ka skaduar më 4 tetor.Për çështje tjera kuadrovike të cilat gjithashtu duhet ta kalojnë filtrin e Komisionit, para se të vendosen në rend dite të seancës kuvendore, siç theksojnë deputetët, tani për tani nuk ka marrëveshje.
Bëhet fjalë për vendin e zbrazët të drejtorit në Drejtorinë për mbrojtje të të dhënave personale, vendet e zbrazëta në komisionet për qasje të lirë deri tek informacionet nga karakteri publik, komisioni për antidiskriminim, ASHMAA etj.

Artikulli paraprakMinistri Nuredini në takim me përfaqësuesit e këshillit të isnspektimit , drejtorët e inspektoriateve dhe inspektorët komunal
Artikulli tjetërSeriali ikonik “Friends” rikthehet në ekran