Komisioni për Marrëdhënie me bashkësitë fetare: Nuk kemi gisht në zhvillimet në BFI

Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze ka demantuar ndërhyrje në ngjarjet në BFI.
Ata thonë se nuk mund të deklarohen në lidhje me tërë situatë ngase nuk posedojnë informacione relevante as nga ana e gjykatës e as nga ana e bashkësisë fetare.

Marketing

“Gjatë paraqitjes para medieve pas seancës së jashtëzakonshme të Rijasetit të BFI-së, Rexhepi në pjesë të deklaratës e akuzoi drejtorin e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë etnike Darijan Sotirovski se është i përzier në zhvillimet e fundit në BFI. Akuza dhe ofendime u bënë edhe në drejtim të zv/drejtorit të Komisionit Zeko Abazi. Dëshirojmë të demantojmë ashpër dhe një porosi të qartë se Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare, e as udhëheqësia e saj në asnjë mënyrë nuk është e përfshirë në zhvillimet e fundit në BFI”, thonë nga Komisioni.

Ata thonë se për ngjarjen janë njoftuar nëpërmjet medieve.
“Bëhet fjalë për çështje të brendshme të bashkësisë fetare, për të cilat apelojmë që të zgjidhen me mirëkuptim të ndërsjellët, në përputhje me normativat ligjore dhe në interes të besimtarëve”, thuhet në komunikatën e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze.

Marketing