Komisioni parlamentar për mbrojtje dhe siguri do t’i propozojë Kuvendit një deklaratë për përkrahje të procesit të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO.

“Presim që kjo deklaratë të pranohet me aklamacion në seancën e Kuvendit të martën e ardhshme, më 17 korrik”, deklaroi sot kryetari i Komisionit parlamentar Hari Lokvenec.

Në mbledhjen koordinuese të anëtarëve të Komisionit parlamentar për mbrojtje dhe siguri, të mbajtur sot, të gjithë përfaqësuesit të grupeve parlamentare kanë dhënë përkrahje.

Ai e përshëndeti iniciativën e kryeministrit Zoran Zaev për mbledhje të të gjitha partive parlamentare, ku do të bisedohej për hollësirat rreth referendumit.
Në lidhje me formimin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), i cili është kyç për mbajtjen e referendumit, Lokvenec tha se ajo është prioritet për të gjithë.

“Konsiderojmë në ndërgjegjen e opozitës parlamentare dhe heqja dorë nga bllokimi i këtij procesi tepër të rëndësishëm për të gjithë qytetarët e vendit. Përmes formimit të KSHZ-së hapet rruga për fillimin e të gjitha proceseve të lidhura me shpalljen e referendumit”, tha Lokvenec.

Në lidhje me kërkesat e opozitës para se të zgjidhet përbërja e re e KSHZ-së, të sillen ligjet për financimin e partive politike dhe për qeverinë, Lokvenec me qëndrim se kushti si kusht i cili për çdo ditë plotësohet me kusht tjetër është pa nevojë. Theksoi se ligji për financimin e partive politike dhe Kodi zgjedhor plotësisht janë harmonizuar.

“Flisni për Ligjin për qeverinë dhe po përmendet njëfat qeveri e ‘Përzhinos’. Qeveria e ‘Përzhinos’ e përmbushi rolin dhe funksionin e saj. Pas qeverisë së ‘Përzhinos’ kishim dy cikle zgjedhore – parlamentare dhe lokale të cilat nga të gjitha faktorët relevantë u vlerësuan në nivelin më të lartë demokratik”, theksoi Lokvenec në pres konferencën, e cila u mbajt në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.