Komisioni për qasje të lirë shndërrohet në Agjenci

Partitë politike do të kategorizohen si posedues të informacioneve me karakter publik. Këtë e parashikojnë propozim ndryshimet në ligjin për Qasje të lirë deri tek Informacionet me Karakter Publik, që pritet të shndërrohet në Agjenci. Ndryshimet parashikojnë që pjesë e Agjencisë të jenë vetëm drejtori dhe zëvendësi i tij, pa anëtarë të tjerë.

Marketing

Kryetari i këtij komisionit, Blerim Hyseni, e vlerëson si qasje të gabuar përfshirjen e partive politike si posedues të informacioneve me karakter publik. Sipas tij, në Regjistrin Qëndror figurojnë mbi 80 parti politike, disa prej të cilave kanë marrë pjesë vetëm në një apo dy cikle zgjedhore dhe më pas nuk kanë vazhduar me aktivitetin e tyre, por as nuk janë ç‘lajmëruar.

Përvoja dëshmon se ne në Maqedoni kemi parti politike me një ose dy individ, të cilat nuk janë ç’lajmëruar si parti politike dhe ato figurojnë si parti, si subjekte. Kemi hasur në parti politike të cilat nuk kanë as seli. Nuk kanë as adresë. Këtu do të ketë probleme të kësaj natyre – tha Blerim Hyseni, kryetarë i Komisionit.

Me entuziazëm nuk shprehet as për kalimin e Komisionit në Agjenci dhe uljen e numrit të anëtarëve. Sipas tij, ligji aktual mundëson sjellje e vendimeve më të drejta për lëndët që shqyrtohen.

Organet shtetërore, duke dashur t’i ikin publikimit të informative me karakter publik, ka qenë më e vështirë të ndikojë në 5 persona dhe tani do të jetë më e lehtë, për shkak se ndikimi do të ushtrohet mbi një person, siç është drejtori i Agjencisë. Zbatimi i ligjit në të ardhmen, do ta dëshmojë nëse kam ose jo të drejtë – tha Blerim Hyseni, Kryetarë i Komisionit.

Megjithatë, pavarësisht se me ligjin aktual ky komision duhet të ketë gjithsej 5 pjesëtarë, momentalisht ka vetëm kryetarin, ndërsa pjesën me të madhe të vitit 2018 nuk ka pasur as kuorum. Disa anëtarë nuk janë emëruar asnjëherë, të tjerëve u ka skaduar mandati dhe ka edhe nga ata që kanë dhënë dorëheqje. Mosfunksionimi normal i komisionit gjatë pjesës më të madhe të vitit të kaluar, ka bërë që edhe raporti vjetor të ketë mangësi.