Komisioni për Sëmundje Infektive sot vendos për kufijtë

Komisioni për Sëmundje Infektive do të vendos sot se kur do të hapen kufijtë e Maqedonisë së Veriut, të mbyllura nga marsi pas shpalljes së pandemisë së korona virusit. Komisioni shprehet se pas hapjes së kufijve të vendeve fqinje, mund të merret vendim për hapjen e kufijve para 15 qershorit.

Marketing

Në seancën e sotme gjithashtu pritet të miratohet protokolli që qytetarët do të duhet të ndjekin në mënyrë që të jenë në gjendje të dalin ose të hyjnë në vend.

Serbia tashmë ka miratuar protokollin dhe ka hapur kufijtë për shtetasit e huaj. Të gjithë ata që duan të udhëtojnë në këtë vend, do të duhet të ketë test negativ të korona virusit, jo më i vjetër se 72 orë, dhe vërtetim të lëshuar nga komisioni i përbërë nga disa ministri.

Shqipëria vendosi gjithashtu më 1 qershor të lejojë hyrje të qytetarëve të Maqedonisë, Kosovës dhe Malit të Zi.

Në Greqi do të mund të udhëtohet nga 15 qershori, pa test të koronës, por me kusht që nëpër vetura të ketë vetëm dy pasagjerë.

Kosova dhe Mali i Zi nuk kanë ende vendim konkret.

Dy ditë më parë, qeveria e Maqedonisë mori vendim për shfuqizimin e karantinës shtetërore. Të gjithë qytetarët e Maqedonisë, por edhe të huaj që do të kenë test negativ të Kovid 19, do të hyjnë në izolimin shtëpiak.