Komisioni Transatlantik i Integritetit të Zgjedhjeve: Ka përpjekje për të delegjitimuar referendumin

Një grup pro demokracisë tha se ka zbuluar përpjekje të gjera “online” për të penguar pjesëmarrjen e votuesve në referendumin e së dielës në Maqedoni, i cili ka të bëjë me ndryshimin e emrit të shtetit.

Marketing

Komisioni Transatlantik i Integritetit të Zgjedhjeve, anëtarët e të cilit përfshijnë politikanë si ish-zv.presidenti amerikan, Joe Biden, dhe ish-zv.kryeministri britanik, Nick Clegg; njoftoi se përpjekjet për pengimin e votuesve synojnë të prishin referendumin, i cili kërkon një pjesëmarrje prej 50% për të qenë i vlefshëm.

Në referendum, qytetarëve do t’iu kërkohet të votojnë për marrëveshjen me Greqinë, për ndryshimin e emrit të shtetit në Maqedonia e Veriut.

Miratimi i marrëveshjes do t’i hapte Maqedonisë rrugën për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Europian.
“Ka përpjekje të bashkërenduara për të penguar të drejtat demokratike të maqedonasve dhe për të delegjitimuar votën e referendumit”, tha përmes një deklarate Komisioni Transatlantik i Integritetit të Zgjedhjeve.

“Maqedonasit duhet të vendosin vet se çfarë të ardhmeje duan për vendin e tyre”, tha Komisioni, duke shtuar se nuk është ende në gjendje për të gjetur origjinën e fushatës për ndërhyrje në referendum.

Marketing