Komiteti Helsinkut: Rritet urrejtja, vitin e kaluar janë regjistruar 123 raste

Njëqind e njëzet e tre incidente dhe vepra të urrejtjes ka regjistruar Komiteti i Helsinkut për të drejtat e njeriut në vitin 2018. Në pjesën më të madhe të tyre, përkatësisht në 64,2 për qind bazë ka qenë përkatësia etnike, ndërsa në 25,2 për qind përkatësia politike.

Shumica e veprave – 67 ishin dhunë, në 26 ka pasur dëmtim të pronës, ndërsa në 18 vepra ka pasur lëndime trupore. Siç theksuan sot nga Komiteti i Helsinkut, këto shifra tregojnë pothuajse rritje të dyfishtë të numrit të veprave kriminele nga urrejtja e vitit të kaluar, kur janë regjistruar 70 vepra të tilla. Trendi i rritjes së numrit të veprave të tilla penale vazhdon edhe këtë vit.

Këto të dhëna, të përmbajtura në Raportin e Komitetit të Helsinkut për krim nga urrejtja, sipas Uranija Pirovska, tregojnë në faktin se flitet shumë për tejkalimin e stereotipeve, për ndalim të fjalës së urrejtjes, dhe se shumë pak bëhet në praktikë.

“Nevojitet seriozisht të kuptohet fjala e urrejtjes, sepse mosballafaqimi do të thotë produksion i incidenteve të veprave penale nga urrejtja”, tha Pirovska në konferencën e sotme për shtyp.

Ajo ka apeluar që shteti të ndërmarrë masa konkret për t’u tejkaluar situatat e tilla, ndërsa prokuroria publike dhe gjykatat të veprojnë sipas padive penale të dorëzuara dhe ato të kenë fund.

M së shpeshti viktima ose autorë janë njerëzit e rinj, në pjesë të madhe personat e mitur.

“Kjo flet se shteti nuk investon sa duhet në edukim dhe arsim, në zhvillimin e tolerancës, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës me bashkësitë tjera etnike”, tha Pirovska.

Sipas Hajdi Shterjova Simonoviq nga Komiteti i Helsinkut, duhet të theksohet edhe fakti që shteti më së shpeshti reagon në raste kur janë në pyetje personalitetet publike ose politikanët.

Ajo informon edhe se sipas numrit të veprave të tilla Shkupi është qyteti më i pasigurt në vend, ndërsa nga komunat e Shkupit janë Çairi, Gazi Baba dhe Qendra.

Ky trend i rritjes së numrit tha ajo, vazhdon edhe këtë vit ku vetëm për gjashtë muaj janë konstatuar 109 vepra penale të urrejtjes, ndërsa autorët ose viktimat janë adoleshentë.

Si vepra të urrejtjes nga Komiteti i Helsinkut i konsiderojnë edhe ngjarjet e 27 prillit, në të cilat, siç potencojnë ka paraprirë gjuha e urrejtjes, por edhe vrasja e tifozit të “Komitëve” Nikolla Sazdovski.