Komiteti teknik për KOVID-19: Javën e 5-të shpresojmë të jetë piku

Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një video-konferencë me komitetit teknik të pandemisë së koronavirusit

Marketing

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini u shpreh se në javën e 5-të të shpresojmë që të shënoj dhe pikun e pandemisë ndërsa trendi të vijojë të jetë i zbutur dhe jo agresiv.

“Në këndvështrimin tim rastet janë të pritshme, shpresoj që ky trend i zbutur dhe jo agresiv të vijojë dhe në javën e 5-të të jetë dhe piku i kësaj epidemie“, tha Tomini.

Ndërkohë, drejtoresha e ISHP-së ka deklaruar se testet do të vijojnë në bazë të asaj që ofron dita.

“Askush që ka pasur nevojë nuk i ka munduar testimi. Kemi një rritje graduale të rasteve të hospitalizuara. Të vijojmë testimin në bazë të asaj cfarë na ofron dita nesër” tha ajo.

Marketing