Kompania Ecolog International, bashkë-nikoqire e Forumit të lartë në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, New York

Në Asamblenë e 74-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Ecolog International ishte bashkëbiseduesi i vetëm nga sfera e biznesit në një ngjarje të veçantë të nivelit të lartë që u mbajt në selinë e OKB-së në New York. Ndërmarrja globale e shërbimeve me qendër në Tetovë ishte nikoqire e ngjarjes së bashku me Qeverinë e Kanadasë, Qeverinë e Ganës si dhe me Forumin për Partneritet Global. Forumi u përqendrua në “Financimin e Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030” me delegacionin Ecolog International të udhëhequr nga themeluesi dhe Kryetari i Bordit të kompanisë, z. Nazif Destani. Drejtori Ekzekutiv i kompanisë z. Ali Vezvaei e mbajti fjalimin e mirëseardhjes para të pranishmëve ku gjendej Madhëria e Saj Mbretëresha Maxima e Hollandës dhe Zv.Sekretarja e Përgjithshme znj. Amina Mohammed.

Marketing

Në fjalimin e tij, Drejtori Ekzekutiv i Ecolog-ut deklaroi se z. Destani e themeloi kompaninë me shpirtin e vërtetë sipërmarrës, ku një nga klientët e tij të parë ishte OKB. Z. Vezvaei në fjalën e tij shpjegoi se filozofia themelore e kompanisë mbështetet tek roli i fuqishëm që luan arsimi për zhvillimin e qëndrueshëm. “Ecolog është shndërruar në një ofrues global shërbimesh të integruara mbështetëse inteligjente në mbi 40 vende. Kjo prani nuk do të ishte e mundur pa besimin tonë tek ekspertiza dhe dija e personelit vendor.” Z. Vezvaei sqaroi më tej se kjo qasje është në përputhje me përpjekjen e kompanisë për zvogëlimin e varfërisë globale siç përcaktohet nga Qëllimet e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm (SDG), duke u mbështetur tek aspekti vullnetar Compact Global për përmbushjen e zotimit të vet.

Punimet e kohës së fundit te Shkolla Fillore Liria paraqesin projektin që rishtazi u realizua nga Ecolog International me qendër në Tetovë i cili përqendrohet tek SDG e Kombeve të Bashkuara. Kompania globale e shërbimeve bashkëpunoi me komunën e këtij qyteti të Maqedonisë së Veriut dhe me Qeverinë Gjermane për të krijuar kushte të përshtatshme mësimi për më se 100 nxënës me nevoja të veçanta. Projekti i realizuar në këtë shkollë fillore është nisma e tretë brenda këtij viti e fokusuar në SDG, në përpjekje për ta bërë arsimin më të arritshëm për të gjithë në të gjithë globin.

Marketing