Kompania Lear me thirrje publike për 70 vende të reja pune

Kompania amerikane “Lear Corporation”, të hënën (24.06.2019) në ora 14:00 në sallën Këshillit të Komunës së Gostivarit, do të mbajë prezantim ku do të jepen detaje në lidhje me thirrjen publike për operatorë të makinave për qepje – me çrast do të bëhen 70 punësime të reja.Ftohen për pjesëmarrje të gjithë qytetarët e interesuar.

Marketing

Fabrika është e lokalizuar në ZZHTI Tetovë, shtrihet në 12 000 metër katrorë, disponon me makina më bashkëkohore.

Lear Corporation’ është furnizues kryesor global i ulëseve dhe sistemeve elektrike, me produkte të klasit botëror, e cila ka një shtrirje impozante në mbarë botën me 132.000 të punësuar në 235 objekte prodhuese, në 34 vende të botës. Pjesë e këtij rrjeti global është edhe fabrika që gjendet në Tetovë.

Marketing