Kompania nuk e pagoi hotelin, turistët nga Maqedonia mbetën rrugëve të Turqisë (VIDEO)

Dymbëdhjetë shtetas të Maqedonisë nga Vinica, Strumica, Prilepi e Shkupi mbetën në rrugë në Kapadoki të Turqisë, sepse hoteli nuk ishte i paguar.

Marketing

TV24 bën të ditur se turistët ishin nisur përmes agjencisë “Orfej”, por e kanë kuptuar se agjencia nuk e ka paguar hotelin, dhe pas një nate qëndrimi ata janë larguar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Turistët ishin nisur drejt Turqisë për festën e pashkëve dhe ngelën në qiell të hapur.

Nga ana tjetër, Agjencia është arsyetuar se pagesa nuk është kryer për shkak të prishjes së sistemit nga goditja e vetëtimës afër ndërtesës ku janë zyrat.

Inspektoriati shtetëror i tregut ka dorëzuar kërkesë në Ministrinë për Ekonomi që agjencisë në fjalë t’i merret licenca. Ministri Kreshnik Bekteshi ka deklaruar se licenca do të merret nëse do të vërtetohet gjithçka rreth këti rasti.

Marketing