Kompania e sigurimit “Security Group Services” nga Shkupi është zgjedhur si ofertuesi më i volitshëm në tenderin e shpallur nga Agjencioni për Komunikime Elektronike shkruan Makfax, transmeton Pa Censurë.

Bëhet fjale për kotratë për sigurim fizik të objekteve të AEK në periudhë kohore 2 vjeçare. Vlera e kontratës pa TVSH është 15 milionë denarë ose rreth 244 mijë euro.

Në specifikacionin teknik theksohet se “SGS” duhet të sigurojë objektet e AEK që gjenden në Shkup,Manastir dhe Shtip.

Në bombat e publikuara të kryeministrit Zaev, kjo kompani ishte përmendur si e afërt me ish drejtorin e DSK-së Sasho Mijalko.

Artikulli paraprakAgroSindikata: Mbi 100 mijë qytetarë të Maqedonisë me pasaporta bullgare punojnë ilegalisht në Itali
Artikulli tjetërCDU/CSU: Opozita të mos bllokojë sepse rrezikon izolim afatgjatë të vendit