Kompanitë mirëpresin masat për të mbështetur biznesin e tyre

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot ka vizituar kompaninë Dauti Komerc , si njëra nga kompanitë më të shëndosha dhe më të afirmuara në vend dhe më gjërë për tu njohur nga afër me kushtet, procesin e punës dhe gjithë ato veprimtari që i ofron kjo kompani konsumatorit.

Marketing

“Ashtu siç e dini edhe ju z.Dauti ka përvojë të madhe në biznes dhe nga afër e informova përfshirjen e Ministrisë së Ekonomisë në realizimin e projekteve dhe programeve ekonomike në vendin tonë, ku si segment më i rëndësishëm është zbatimi i masave nga Plani për Rritje Ekonomike. Dhe një nga synimet për nxitjen e investimeve është që kompanive të vendit tu jepet mundësia për të inkorporuar teknologji të reja në proceset e tyre të prodhimit dhe për të ndërtuar kapacitete për zhvillimin e marrëdhënieve të biznesit me kompanitë e huaja, si dhe depërtimin e prodhimeve të tyre në tregje sa më të mëdha” ka theksuar Bekteshi.

“DAUTI Komerc në punën e saj shumë vjeçare si biznes familjar, i plotëson të gjitha standardet e një kompanie serioze e cila falë rezultateve të deritanishme të cilat i kanë treguar në treg si në vend ashtu edhe jashtë ka ndikuar dukshëm ne klimën e biznesit tek ne që besoj dhe shpresoj të ndiqet edhe nga të tjerët sepse parametrat e suksesshëm të këtyre kompanive nënkuptojnë rritje ekonomike dhe sukses për ekonominë tone” u shpreh me këtë rast Bekteshi.

Njëri nga pronarët e DAUTI Komerc,Xhemali Dauti, falënderoi për vizitën Ministrin e Ekonomisë dhe përkrahjen morale që në vazhdimësi e ka pasur nga Ministria e Ekonomisë nga fakti se kjo kompani tre herë ka marrë mirënjohje si Kompani me përgjegjsëi më të mira Shoqërore dhe se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe mëtutje si motiv shtytës për pushtimin e tregjeve me përmasa edhe më të mëdha.

Në takimin e pronarët e kompanisë Dauti Komerc I pranishëm ishte edhe kryetari I Komunës së Sarajit i cili me këtë rast tha se qelës i çdo suksesi padyshim se është puna me përkushtim, e cila më pas rezulton me përforcimin e kompanive në tregjet e njohura në rajon dhe më gjërë.

Bekteshi me këtë rast edhe njëherë u ka bërë apel kompanive tona që në mënyrë aktive ti ndjekin thirrjet publike për masat që janë pjesë e programit qeveritarë për rritje ekonomike dhe të mos ngurojnë , por të aplikojnë në bazë të kushteve sepse në këtë mënyrë kontribuohet për lehtësimin e biznesit, rritjen ekonomike dhe standard më të mire për të gjithë qytetarët.

Marketing