Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot ka vizituar kompaninë UKA Komerc, si një nga ndërmarrjet e cila fitoi mbështetjen financiare nga masa për mbështetje të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në kuadër të Programit të Konkurrencës, Inovacionit dhe Ndërmarrësisë për vitin 2018.Uka Komerc si njëra nga lideret e industrisë për prodhimet e mishit të përpunuar në Maqedoni ,ka plotësuar kushtet në thirrjen publike dhe mori subvencion prej 300,000 denarësh.

“Ky prodhues i njohur ka shfrytëzuar mbështetjen për kompenzimin e mjeteve për blerjen e një aparati për përpunimin e mishit nga Holanda, e cila sipas dokumenteve të dorëzuara ka kushtuar pothuajse tre herë më shumë. Kjo është edhe një dëshmi tjetër se UKA Komerc vazhdimisht investon në punën e saj dhe jam i lumtur që sadopak kemi ndihmuar në zhvillimin e kompanive të tilla të suksesshme, të cilat njëkohësisht në mënyrë aktive po ndjekin masat tona” ka theksuar Bekteshi.

Këtë e them sepse edhe vitin e kaluar, UKA Komerc aplikoi dhe mori mbështetje financiare për aplikimin dhe çertifikimin e sistemit HALAL, që është shumë e rëndësishme për pushtimin e tregjeve të reja në industrinë ushqimore.

UKA Komerc, në punën e saj 27 vjeçare si biznes familjar, i plotëson të gjitha standardet e industrisë ushqimore dhe mund të krenohet me sukseset ndërkombëtare si Çmimin Ndërkombëtar për cilësi të artë, në vitin 2015 edhe Çmimin e ruajtjes së cilësisë në Vjenë, ndërsa para këtyre çmimeve morri edhe dy mirënjohje ndërkombëtare nga Roma dhe Gjeneva. Një pjesë e asortimentit të tyre është e pranishme në tregun e vendeve skandinave, që është një kënaqësi e madhe për diasporën.

“Këtë shembull duhet ta ndjekin edhe nga kompanitë tona tjera, sa i përket investimeve, inovacioneve, cilësisë, pushtimit të tregjeve të reja, por edhe në pjesën e ndjekjes për shfrytëzimin e masave qeveritare, sepse parametrat e suksesshëm të këtyre kompanive nënkuptojnë rritje ekonomike dhe sukses për ekonominë tone “ka thënë Bekteshi.

Një nga pronarët e UKA Komerc, Adem Abazi, falënderoi për vizitën Ministrin e Ekonomisë dhe mbështetjen financiare, veçanërisht nga fakti se kjo kompani edhe vitin e kaluar aplikoi dhe mori mbështetje për aplikimin dhe çertifikimin e sistemit HALAL, i cili është veçanërisht i rëndësishëm për pushtimin e tregjeve të reja në industrinë ushqimore.

“Me këtë subvencion kemi blerë aparat për konservim , e cila do të thotë edhe punësimin e punonjësve të rinj për menaxhim me të dhe një proces i ri në punët e kompanisë. Ne në mënyrë active po ndjekim masat e qeverisë dhe masat nga Programi i Ministrisë së Ekonomisë, të përshtatura për nevojat e kompanive, dhe ne sinqerisht shpresojmë se ky bashkëpunim do të vazhdojë, pasi kjo mbështetje është shumë e rëndësishme për zhvillimin e biznesit “, tha Abazi.

Përndryshe pas thirrjes për këtë masë për mbështetje financiare të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (deri në 300.000 den.),për të cilën siguruam buxhet prej 20 milion denarësh , deri tani kanë aplikuar 146 kompani. Deri te Komisioni për shqyrtimin e këtyre kërkesave janë dorëzuar 105 aplikime, nga të cilat 81 janë miratuar dhe 9 janë refuzuar për shkak të kushteve të paplotësuara. 56 Kërkesat e mbetura kanë mbërri pas shterimit të mjeteve , në përputhje me parimin e kësaj mase – “I pari vjen –I pari shërbehesh “. Vendimet për subvencionim tashmë janë dërguar deri tek 81 kompani.

evn