Kompletohen të gjitha skuadrat pjesëmarrje në Champions, sot shorti

Ajax, Bruges dhe Slavia Prague janë tri ekipet e fundit që e kanë siguruar kualifikimin për fazën grupore të Ligës së Kampionëve për sezonin e ri 2019/20, që nënkupton se tani gjithçka është gati për hedhjen e shortit.

Marketing

Shorti për gazën grupore në Ligën e Kampionëvedo të hidhet sot në Monaco.

Kampioni në fuqi, Liverpooli, fituesi i Ligës së Evropës, Chelsea, bashkë me Barcelonën, Manchester City, Bayern Munich, PSG,
Juventus dhe Zenit janë në vazon e parë.

Vazoja e dytë përbehet nga Real Madridi, Atletico Madridi, Dortmundi dhe Tottenhami.

Në vazon e tretë është Interi.

Këto janë të gjitha vazot:

Vazoja 1: Liverpool, Chelsea, Barcelona, Manchester City, Juventus, Bayern Munich, PSG, Zenit

Vazoja 2: Real Madrid, Atletico Madrid, Borussia Dortmund, Napoli, Tottenham Hotspur, Shakhtar Donetsk, Benfica, Ajax

Vazoja 3: Lyon, Bayer Leverkusen, FC Salzburg, Olympiakos, Valencia, Club Brugge, Inter, Dinamo Zagreb

Vazoja 4: Lokomotiv Moscoë, Genk, Galatasaray, RB Leipzig, Slavia Prague, Red Star Belgrade, Atalanta, Lille.

Marketing