KOMUNA ÇAIR NIKOQIRE E KONFERENCËS SË TRETË MBARËKOMBËTARE TË ARKIVISTIKËS

Komuna e Çairit hapi sot dyert e saj për punimet shkencore të Konferencës së III Mbarëkombëtare të Arkivistikës në të cilën pjesëmarrës ishin z. Ardit Bido – drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave në Tiranë dhe z. Ramë Manaj – drejtori i Agjencisë Shtetërore të Arkivave në Prishtinë, të cilët u mirëpritën nga kreu i Komunës së Çairit z. Visar Ganiu.

Marketing

Organizimi i kësaj konference shkencore nën përkujdesjen e Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve të udhëhequr nga z. Skender Asani është dëshmi e qartë e lidhjes së fuqishme shpirtërore dhe bashkëpunimit të thelluar institucional në mes Shkupit, Prishtinës dhe Tiranës në shërbim të promovimit të vlerave të përbashkëta të një shoqërie përparimtare.

Gjatë prononcimit të tij, Ganiu ndër tjerash theksoi: “Në fondin e madh të dokumenteve arkivore ruhet përjetësia e kujtesës sonë shoqërore dhe e njerëzimit në përgjithësi, prandaj kujdesi për mirëmbajtjen dhe avancimin e mekanizmave për ruajtjen e tyre janë të një rëndësie të jashtëzakonshme. Para vetes kemi misionin që të rikujtojmë përgjegjësinë institucionale ndaj dokumenteve dhe të shkëmbejmë përvoja të çmuara që këtë sfidë të përbashkët ta tejkalojmë me sukses. Arkivi duhet të mbijetojë dhe ti rezistojë goditjeve të kohës pasi përmes saj ruajmë thesarin e së kaluarës, pa të cilën nuk mund të paramendohet e vërteta e plotë e kulturës dhe identitetit të një populli.”

Marketing