Komuna Çair: Visar Ganiu nuk është i përfshirë në incidentin (video)

Nga Komuna e Çair mohojnë përfshirjen e kryetarit, Visar Ganiu në përleshjen e mbrëmshme e cila ndodhi në Çair, e që përfundoi me plagosjen e drejtorit ekonomik të Klinikës për gjinekologji, Valon Bela. Ata të gjitha zërta i quajnë spekulime, dhe thonë se këtë do ta dëshmojë edhe hetimi i organeve të rendit. Sipas informatave të para mësohet se Valon Bela përveç se ka qenë fizikisht i sulmuar nga disa persona ai gjihtashtu është plagosur dy herë me armë zjarri në pjesën e poshtme të këmbës.

Marketing

Kryetari i Komunës, Visar Ganiu normalisht se gjatë ditës së sotme që nga ora 8 e gjysmë e mëngjesit ndodhet në vendin e tij të punës duke i kryer obligimet ditore profesionale të cilat rrjedhin nga agjenda e tij. Nuk janë aspak të vërteta ato që thuhen nëpër portale. Unë do të ju kisha lutur që të drejtoheni deri tek organet e rendit publik, respektivisht në Ministrinë për punë të brendshme të cilët duhet të dalin me raport rreth rastit i cili ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, tha Kushtrim Alla- zëdhënës i komunës Çair.