Aktivitetet dhe risitë në komunën e Çairit nuk kanë të ndalur.

Kjo komunë tani vjen me një risi, më saktësisht një web aplikacion nëpërmjet të cilit do të mund të paraqitni problemet komunale dhe ankesat e juaja lidhje me çështje si gropa në rrugë, mbeturina, ndriçim publik, ndotës të ajrit dhe disa kategori të tjera.

Nëpërmjet këtij web aplikacioni ju do të kontriboni për një jetë më të mirë në komunën e Çairit.

Për ju dhe më afër jush – raporto.mk

Të nderuar qytetarë të Komunës së Çairit,Nga sot e tutje, zëri juaj për të raportuar problemet komunale do të dëgjohet edhe më fuqishëm dhe do të arrijë edhe më shpejt deri tek ne.Duke e pasur parasysh obligimin tonë për të qenë më afër jush dhe më efikas në shërbim tuajin, vendosëm të përforcojmë interaksionin edhe përmes web aplikacionit https://sq.raporto.mk ku do të mund të parashtroni ankesat dhe kërkesat e juaja lidhur me çështje si gropat në rrugë, mbeturinat, ndriçimin publik, ndotësit e ajrit dhe disa kategori të tjera. Komuna e Çairit do të jetë në dispozicion të plotë që të përgjigjet në kërkesat e parashtruara!Bëhuni edhe ju pjesë e zgjidhjes së problemeve për një jetë më të mirë! #përÇairinqëduam#KomunaeÇairit#bëhupjesëezgjidhjes#raportomk

Publiée par Visar Ganiu – Faqja zyrtare sur Lundi 6 août 2018