Komuna Çair,nesër fillon procesin e dezinfektimit të hyrjeve të banesave kolektive

Në përputhje me rekomandimet e shtabit të emergjencës të Komunës së Çairit, nesër (01.04.2020 – E Mërkurë) me fillim në ora 12:00 do të fillohet me procesin e dezinfektimit të hyrjeve të banesave kolektive në territorin e Çairit.

Marketing

Në kumtesën e komunës, thuhet se procesi do të fillojë nga ndërtesat e rrugës Arhiespiskop Dositej, respektivisht ndërtesa pas zyrave të kompanisë City Taxi në afërsi të ndërtesës administrative të Komunës së Çairit për të vazhduar pastaj me gjithsej 162 hyrjet e ndërtesave tjera.