Komuna e Çairit asfalton tërësisht rrugën Nikolla Maleshevski në lagjen Fushë Topanë dhe rregullon trotuaret e saj(Foto)

Duke e pasur si prioritet parësor përmirësimin e infrastrukturës rrugore në territorin e Çairit, Komuna e Çairit deri më tani gjatë kësaj periudhe ka shtruar me asfalt të ri sipërfaqe të përgjithshme rrugore prej 10.055 m2 .

Marketing

Të përkushtuar në këtë drejtim po vazhdohet me punë intenzive me asfaltimin e tërësishëm të rrugës Nikolla Maleshevski në lagjen Fushë Topanë dhe rregullimin e trotuareve të saj. Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu personalisht iu bashkangjit ekipit të punës në vendngjarje për tu bindur se gjithçka po realizohet me cilësinë e duhur.