Komuna e Çairit binjakëzohet me Qytetin Staunton të SHBA-ve

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj me ju lajmin e madh për binjakëzimin e Komunës së Çairit dhe Qytetit të Stauntonit të shtetit të Virgjinias. Në Asamblenë e posaçme të organizuar posaçërisht me rastin e vizitën sonë u miratua rezoluta e binjakëzimit. Rëndësia e kësaj ngjarjeje konsiston në thellimin e miqësisë me popullin amerikan.

Marketing

Zgjodhëm Qytetin e Stauntonit pasi është vendlindja e Presidentit Wudro Wilson, një nga figurat më të lavdishme të politikës amerikane që luftoi per barazinë e popujve te vegjël te Ballkanit. Me këtë rast, faleminderova asambleistët e Qytetit Staunton në emër të qytetarëve të Komunës së Çairit. Pjesë e delegacionit që e kryesova gjatë kësaj vizite të punës ishin: drejtori i Institutit për Studime Shqiptare dhe Protestante – David Hosalfook, publicisti i mirënjohur Emin Azemi dhe sekretari i Komunës së Çairit Nedim Rama.

Poashtu, ju informoj se më 21 Nëntor nje delegacion i Qytetit Staunton do të vizitojë Komunën e Çairit, me ç’rast për nder të Presidentit Wilson do të vendoset busti i tij në shenjë mirënjohjeje e respekti ndaj figurës dhe veprës së tij.