Komuna e Çairit dënon tendencat manipuluese në disa media

Komuna e Çairit duke dënuar ashpër tendencat manipuluese dhe dezinformimin e opinionit në kronikën e sotme të TV21, njofton se pagat e punëtorëve sezonal të saj janë paguar me rregull për çdo muaj.

Marketing

Për të dokumentuar ftojmë të gjithë gazetarët në Komunën e Çairit që të shohin çertifikatat e pagesës së realizuar për tre muajt e fundit ndaj të punësuarve në fjalë që sot deklaruan të pavërteta. Ndaj shpifjeve të publikuara do të ndërmarrim masat e parapara ligjore.

Në etikën e punës profesionale të çdo mediumi është që verifikimin e gjendjes faktike ta bëjë në mënyrë të argumentuar dhe jo të plasohen lajme në shërbim të senzacionalizmit manipulues.

Marketing