Komuna e Çairit dhe Ibe Palikuqi përgatiten për 40 vjetorin e Ansamblit

Komuna e Çairit dhe AKV “Ibe Palikuqi” fillojnë përgatitjet për shënimin e 40 vjetorit të ekzistencës së Ansamblit “Ibe Palikuqi”

Marketing

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Ibe Palikuqi” ka qenë dhe mbetet ndër përfaqësuesit më të denjë të trashëgimisë së pasur kulturore të popullit tonë. Kjo vatër e kulturës më 15 Nëntor të këtij viti do të shënojë 40 vjetorin e ekzistencës së saj dhe shënimi i këtij jubileu të veçantë na bashkoi sot në tavolinën e punës me anëtarët e këshillit organizativ të ansamblit për të përgatitur spektaklin e ditëlindjes së ambasadorëve më të mirë të vlerave tona kulturore.

Gjithë ata njerëz që ndër vite e bënë këtë ansambël të arrij nivelet më të larta artistike, me të drejtë e meritojnë mirënjohjen, respektin dhe mbështetjen e plotë institucionale.

Marketing