Komuna e Çairit shpreh ngushëllime të sinqerta ndaj familjarëve të viktimave në aksidentin e sotëm përballë Shkollës Fillore “Penko”. Në vendngjarje menjëherë ka dalur Inspektorati i Komunës së Çairit për të verifikuar situatën faktike dhe për të konstatuar a janë respektuar normat e parapara ligjore për këtë lloj të punimeve nga ana e realizuesit.

Sipas procesverbalit të përpiluar nga ana e inspektorëve në terren, punimet e filluara për kyçjen në infrastrukturën nëntokësore nuk kanë pasur lejen për realizim dhe të njejtat kanë filluar gjatë ditës së sotme, ditë jo pune – Е Shtunë.