Këshilli i Komunës së Çairit ka miratuar “Planin Аksional Lokal në fushën e punësimit, banimit, arsimit dhe shëndetit të gruas Rome për vitin 2017-2020”.

Për të biseduar rreth sfidave me të cilat përballemi në realizimin e Planit Aksional Lokal dhe projektet e tjera të parapara nga ana jonë e që kanë për qëllim mirëqenien e bashkëqytetarëve tanë të komunitetit Rom, me kënaqësi të madhe mirëprita sot në takim pune ministrin pa portofol, përgjegjës për zbatimin e Strategjisë për Përmirësimin e Kushteve të Romëve në Republikën e Maqedonisë, z. Aksel Ahmedovski.

Ministri Ahmedovski shprehu gatishmërinë e plotë për të përkrahur çdo projekt të inicuar nga ana e Komunës dhe premtoi angazhim për eleminimin e vështirësive eventuale në këtë proces.